‘’Skifteri’’ trondit gruan duke i hequr me dhunë varësen e floririt nga qafa, por e pëson keq

Soft

Ditën e sotme në Tiranë, një person i vodhi një zonje varësen e floririt nga qafa, por nuk i shkoi sic e planifikoi.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas denoncimit të qytetarit në faqen JOQ, djali i mori varësen gruas, por nuk shkoi shumë larg, pasi pranë tij ndodheshin dy policë.

Ja denoncimi:

Përshëndetje JOQ! Ky djali që shikoni në video sapo i mori varësen një gruaje në moshë tek stacioni i Trenit në Tiranë. Për fat qëlluan dy policë aty kalimtarë dhe e prangosën direkt. Ndërkohë ai vazhdonte të betohej që nuk kishte vjedhur asgjë. Policia është shtuar po prapë nuk ka siguri në këtë shtet…”, përfundoi qytetarja.

ME TE LEXUARAT