Skenari për vrasjen e Tom Doshit, thirren dëshmitarë Rama, Berisha, Meta, Kryemadhi…

Aktualitet

Gjykata e Lartë vendosi që në seancën gjyqësore te radhes për deputetin Tom Doshi të thirren dhe te dëshmojnë kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri Saimir Tahiri, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, Edi Paloka, Spartka Braho.

Procesi gjyqësor ka si të pandehur Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin, të akuzuar për kallezim te reme e deshmi te rreme ne lidhje me ngritjen e skenarit të deputetit të Shkodrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Tom Doshit ka pasur nje tentativë vrasjeje kundër tij me anë të një atentati me bombë, por prokuroria ka thene se ky eshte nje skenar i rreme.

Të gjithë dëshmitarët do të paraqiten në seancë në datën 21 qershor, 4 ditë para zgjedhjeve.

ME TE LEXUARAT