Si e zgjidhën amerikanët krizën në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Kliko per me shume info

Për muaj, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria kanë qenë të përfshira në kriza të llojeve të ndryshme. Por, gjatë ditëve të fundit, peisazhet politike në secilin nga këto vende janë zhvendosur papritmas, dhe për mirë. Politikanët kosovarë, të cilët normalisht e përbuzin njëri-tjetrin, kanë arritur një marrëveshje për të marrë pjesë së bashku në zgjedhje më 11 qershor.

Në Shqipëri, një parti që kishte kërcënuar për muaj të bojkotonte zgjedhjet, pranoi të merrte pjesë. Dhe Presidenti i Maqedonisë më së fundi pranoi të lejonte një parti kundërshtare të formonte qeverinë, duke i dhënë fund një bllokimi pesë mujor që kishte shkaktuar grindje në rrugë dhe brenda parlamentit të vendit.

Kliko per me shume info

Kriza në Kosovë ishte më e mprehta. Më 10 maj qeveria e vendit ra kur Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e Presidentit Hashim Thaçi u tërhoq nga koalicioni qeverisës. PDK dëshironte të mbante zgjedhje përpara se mbështetja popullore në rënie ta prishte edhe më shumë. Shkaku i menjëhershëm i kolapsit ishte dështimi i Parlamentit për të ratifikuar një marrëveshje kufitare (demarkacionin) me Malin e Zi. Frika ishte te kaosi që mund të shperthente, në një vend me një klasë politike të ndarë që ka luftuar për të krijuar stabilitet që nga shpallja e Pavarësisë nga Serbia në vitin 2008.

Në vend të kësaj, më 16 maj, PDK njoftoi në mënyrë të papritur se po formonte një koalicion të fushatës me dy krerë të tjerë të rëndësishëm politikë, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i vendit.

Që të dy janë gjykuar për krime lufte dhe u liruan, së bashku me Thaçin ishin komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilat luftuan Serbinë në luftën e viteve 1998-99 që çoi në shkëputjen e Kosovës. Si President, Thaçi tani zyrtarisht është jo-partiak dhe PDK tani kryesohet nga Kadri Veseli, ish-komandant në shërbimin e inteligjencës së UÇK-së.

Ish-komandantët e UCK-së njihen për urrejtjen ndaj njëri-tjetrit, por së bashku ata kanë një mundësi të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Sidoqoftë çdo triumf mund të jetë jetëshkurtër pasi një gjykatë speciale është ngritur në Hagë për të gjykyar krimet e luftës dhe dhe pritet që në Kosovë të lëshojë aktakuza. Të gjithë e mohojnë përfshirjen në krim. Shumica e kosovarëve e kanë humbur interesin në gjykatat ndërkombëtare. Ata janë të shqetësuar për vendet e punës, kujdesin shëndetësor dhe arsimin.

Në Maqedoni kriza filloi pas zgjedhjeve të dhjetorit, kur VRMO e cila është në pushtet që prej vitit 2006 nuk mundi të formonte e vetme kabinetin qeveritar. Presidenti Ivanov refuzoi t’i jepte mandatin partisë opozitare Lidhja Sociali Demokrate e Maqedonisë dhe partive aleate shqiptare për të formuar qeverinë, ndonëse ato i kishin votat në parlament, duke i quajtur ato si rrezik për sigurinë kombëtare. Ata u përgjigjën duke thënë që kryetari i VRMP ka frikë të dorëzojë pushtetin për shkak të akuzave për korrupsion që rëndojnë ndaj tij.

Në Shqipëri Partia Demokratike kishte bojkotuar prej tre muajsh parlamentin dhe ishte vendosur për bojkot të zgjedhjeve, që së fundi janë parashikuar të mbahen më 25 qershor. Socialistët në pushtet pretendonin se PD kishte frikë nga humbja. Ndërsa demokratët akuzonin lidershipin e PS-së si të lidhur me trafikantë të drogës. Në 18 maj e pamundura u bë realitet. Krerët e të dy partive randë dakord për të marrë pjesë në zgjedhje.

Në javët e fundit Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria kanë qenë vizituar nga zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee. Vizitat e tij mund të kenë ndikuar papritur tek politikanë lokalë për të gjetur kompromis. BE dhe SHBA kanë qenë vazhdimisht të shqetësuar për rritjen e influencës ruse në rajon. Ata shqetësohen se konflikti në Ballkanin Perëndimor mund të prishë politikat e tyre apo dhe t’i detyrojë ata të ndërhyjnë përsëri siç bënë në vitet ’90. Megjithë përmirësimet e fundit, mundësitë për kaos janë sërish të mundshme. Ata do të duhet të qëndrojnë ende të përfshirë në rajon.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here