Gjendet i masakruar e i hedhur në ujë 19-vjecari shqiptar në Gjermani

Aktualitet

Trupi i një 19 – vjeçari shqiptar u nxorr nga ujërat e një liqeni në qytetin Erbach të Gjermanisë. Xhoi Musaj, i cili prej vitesh jetonte në Gjermani, është dhunuar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është hedhur në ujërat e një liqeni të zonës.

Në deklaratën e Policisë dhe Prokurorisë Gjermane thuhet se i riu shqiptar ishte viktimë e një krimi të dhunshëm. Pas autopsisë rezultoi se 19 – vjeçari Xhoi Musaj ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda, të shkaktuara nga dhuna.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet thanë se trupi i të riut ka qëndruar për një kohë të gjatë në ujë dhe identifikimi ishte i vështirë si fillim. Sipas mediave gjermane, policia vendase, ka kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për të dhëna shtesë mbi viktimën.

Nga policia mesohet se 3000 euro janë vënë në dispozicion për këdo që do të japë informacione mbi të riun dhe të kaluarën e tij.

ME TE LEXUARAT