Shpërdoroi detyrën, arrestohet ish- drejtori i ALUIZNI-t në Shkodër

920
Kliko per me shume info

Gjykata e Shkodrës ditën e sotme ka vendosur masën ‘arrest me burg’ ndaj ish kreut të ALUIZNI-t Shkodër, Ardian Dodani i cili u arrestua pas dyshimeve se ka shpërdorurar detyrën në legalizimin e objekteve informale, kryesisht lokale dhe ambjente të tjera tregtare.

Pasi gjykata mori vendimin,

Kliko per me shume info

Ardian Dodani u arrestua mesditën e sotme nga ana e forcave të Policisë Vendore të Shkodrës, ndërsa me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas hetimeve, rezulton se, në të paktën 5 raste, kryesisht të vitit 2015, ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit, Ardian Dodani, dyshohet se ka shkelur kuadrin ligjor që rregullon procesin e legalizimit të objekteve informale.

Në praktikat e legalizimeve, të cilat janë sekuestruar në kuadër të hetimit, Prokuroria e Shkodrës ka evidentuar se, me firmën e Dodanit, janë legalizuar objekte tregtare (bar-restorante) pranë rrugëve kryesore ose në zonën turistike të Shirokës, në të cilën nuk lejohet legalizimi.
Nga hetimi i Prokurorisë së Shkodrës rezulton se ish-drejtori i ALUIZNI-t Shkodër, Ardian Dodani, ka nënshkruar praktikat për këto subjekte, ndërkohë që asnjë prej zyrtarëve të tjerë nuk ka nënshkruar dokumentat, sipas përgjegjësive të tyre ligjore dhe administrative.
Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Ardian Dodani, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Shkodër, ka konsumuar elementët e veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës”.

Në këto kushte, Prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila u pranua nga gjykata dhe u ekzekutua nga ana e forcave të Policisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here