Shkelën 45 vende të Europës, mbetën me gojë hapur nga ajo që panë në Shqipëri e Kosovë

Soft

Global Degree ka postuar një video në Facebook në të cilën përmbledh shkurtimisht udhëtimet e disa të rinjve në 45 shtete të ndryshme të Evropës.

Në video paraqiten shkurtimisht gjërat më interesante që kanë mundur të filmojnë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë këtij udhëtimi ata kishin vizituar edhe Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa në video Kosova prezantohet me mikpritjen e ngrohtë siç edhe e do tradita, ku të rinjtë shihen të ulur në sofër të mbushur me specialitete të ndryshme derisa në kokë mbanin plisa.

Në sekuencën tjetër shfaqet ura e vjetër e gurit në Gjakovë, e cila konsiderohet si njëra ndër urat më të vjetra në Ballkan.

Ku prezantohet Shqipëria shihen një grup fëmijësh duke luajtur pranë piramidës në Tiranë dhe rininë duke u kënaqur në ambiente të ndryshme.

https://www.facebook.com/GlobalDegreeTV/videos/1269356166494435/

ME TE LEXUARAT