Sekuestrohet gomonia në Vlorë, dyshohet për trafikim droge në Itali

Aktualitet

Policia Kufitare e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Vendore ka bllokuar dhe sekuestruar ditën e sotme një mjet lundrues.

Policia njoftoi se mjeti është i llojit ‘’Gomone’’ ka mbishkrimin "EBI", me gjatësi 10 m, si dhe me 2 motora të markës "Yamaha" me fuqi 250 hp secili (në pronësi të shtetasit V.M), ku u sekuestrua në zonën e quajtur "Fusha e druve" Vlorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, mësohet se mjeti në fjalë më parë ka qenë në vendbazimin e Orikumit por është lëvizur nga toka me qëllim për t'u hedhur në det në zonën e Zvërnecit. Ndërsa njoftohet se nga hetimet e kryera dyshohet se ky mjet lundrues mund të përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike drejt shtetit Italian.

Shërbimet bënë të mundur bllokimin e mjetit në Pikën e Grumbullimit Triport për veprime të mëtejshme.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale "Zhvendosja e mjetit lundrues pa autorizim", bazuar në ligjin 8663, viti 2000.

ME TE LEXUARAT