Seanca e jashtëzakonshme, mosbesim mes PD dhe PS për Vettingun, Meta: Mua Berisha më ka mbetur

Aktualitet

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit mazhoranca dhe opozita kanë treguar shenja mosbesimi.

Oerd Bylykbashi nga PD, ka kërkuar që votimi i komisioneve të vettingut të bëhet në fund pas votimit të zv kryeministres dhe 6 ministrave teknikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë Gramoz Ruci ka kërkuar që Komisionet e Vettingut të votohen që në fillim.

Nga PD, ka nderhyre ne diskutim Edi Paloka qe ka kerkuar qe komisionet e vettingut te votohen ne fund, si nje akt i fundit i Kuvendit ndersa ka kerkuar qe ne fillim te behej votimi i zv.kryeministres dhe ministrave, sipas marreveshjes Rama-Basha.

Pas një debati disa minutësh, ka qenë Ilir Meta që ka ndërhyrë duke thënë se nuk do të ndryshojë rendi i ditës.

"E bëjmë sic tha doktor Berisha, mua ai më ka mbetur, këta e kanë me njëri -tjetrin", tha Meta.

Ai shtoi: Keshtu do te bej sa te jem une, kur te iki une beni si te doni.

ME TE LEXUARAT