Rusia kërcënon mbarë botën, hedh super-raketën nga Mesdheu në Siri

Bota

Ministri rus i Mbrojtjes ka thënë se nga Deti Mesdhe, një luftanije ruse dhe një nëndetëse kanë gjuajtur katër raketa lundruese duke synuar pozicionet e grupit ekstremist Shtetit Islamik pranë qytetit sirian të Palmiras.

Ministria ka thënë se raketat goditën objektivat e tyre.

Është thënë se Rusia ka informuar Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Izraelin për këtë plan përpara se të gjuajë raketat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Derisa Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë duke luftuar kundër grupit ekstremist Shteti Islamik, Moska po vazhdon të mbështësë forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad. Në anën tjeteër Uashingtoni dhe Ankara-ja po mbështesin grupe të ndryshme rebele.

Rusia ka filluar sulmet me bomba dhe raketa në Siri nga shtatori i vitit 2015. Këto sulme ndihmuan Asadin që të mbesë ende në pushtet./REL/

ME TE LEXUARAT