Bojkoti i PD, Gramoz Ruci: PS do futet në zgjedhje, me ose pa LSI-në

Aktualitet

Partia Socialiste do të futet në zgjedhje, me ose pa Lëvizjen Socialiste për Integrim. Deklarata ka ardhur nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, gjatë një takimi në Libofshë të Fierit.

Ruçi e cilëson bojkotin e opozitës si përpjekje të dëshpëruar për të krijuar krizë artificiale, ndërsa i bën thirrje të kthehet në Kuvend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga Libofsha e Fierit ku ndau dhe çertifikata pronësie, kreu i grupit paralamentar socialist Ruci, tha se me apo LSI, PS do të futet në zgjedhje dhe do të dalë fitimtare.

"Vullnetit tonë politik për të qenë me aleatin tonë 4-vjeçar tashmë në qeverisje e kemi shpalosur, ende LSI nuk ka marrë vendime, është sovrane në vendimet e saja. Ne jemi të hapur qoftë për koalicion, ashtu sikurse jemi të vendosur që me apo pa koalicion, PS do të paraqesë alternativën e saj në zgjedhjet e ardhshme", tha Ruci.

Deklaratat e Partisë Demokratike për bojkot të zgjedhjeve nga opozita, ai i cilësoi përpjekje dëshpëruese për të krijuar një krizë artificiale, ndërsa u kërkoi demokratëve të rikthehen në kuvend.

"Vërtet demonstrimet, protestat janë një mjet demokratik në demokraci, por absolutisht bojkoti i parlamentit veçanërisht në fazën e konkretizimit të reformës në drejtësi për ta është e papranueshme, se kjo reformë vërtet kanë merita aktorë dhe faktorë kombëtarë, por nuk do të ishte e mundur pa asistencën e faktorit ndërkombëtar. Asnjë ndërkombëtar, i majtë apo i djathtë, europian apo amerikan nuk mund ta konceptojë qëndrimin e një partie politike që ndërsa pretendon publikisht që është alternativë për të ardhur në pushtet dhe që të deklarojë që unë nuk do marr pjesë në zgjedhje, apo nuk mund ta kuptojë që tre muaj para zgjedhjeve të thotë të ikë qeveria se nuk e dua unë dhe të vijë një qeveri teknike. Këto janë me pak fjalë no coment. Megjithatë të thënat nga ne ishin të pabesueshme, të thëna nga ambasadori amerikan dhe nga kancelaria amerikane si një vend me një potencial të madhe në Bruksel, shpresoj që më mirë vonë se kurrë, opozita të dalë nga çadra, të vijë në parlament, të japë opsionet e veta, të japë verdiktin e tyre në parlament ashtu sikundër të paraqesë ofertën e saj në 18 qershor", theksoi Ruci.

Ai u bëri thirrje banorëve të Libofshës të shkojnë masivisht në zgjedhje që të votojnë alternativën dhe programin politik më korrekt për ta.

ME TE LEXUARAT