Flet policia: Si u ekzekutuan drejtori i OSHEE dhe pronari i televizionit në Vlorë

Aktualitet

Policia e shtetit dha nje informacion paraprak ne lidhje me atentatin e dyfishte te ndodhur mbremjen e sotme tek Sheshi i Flamurit.

Burime te policise kane thene se rreth orës 19:40, në "Sheshin e Flamurit" Vlorë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas:

1- Roland Saliu, Drejtor i OSHEE-së

2- Erven Hyseni, i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Vlorë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali aty pranë sheshit, ku autorët pasi kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar "Automatik" janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

"Po punohet për zbulimin e gjeneraliteteve të plota të viktimave. Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale", thekson policia.

Sipas hetimeve, Ervent Hyseni, pronari i televizionit lokal “Vlora Channel” në qytetin bregdetar. Dyshohet se Hyseni ka qenë shënjestër e atentatit që ndodhi në një lokal në sheshin e Flamurit.

ME TE LEXUARAT