Incidenti në mitingun e PD-së, reagon Rama: Të mësojmë…

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama, gjatë darkës së iftarit në Elbasan ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të arsyeve që çuan në lëndimin e disa mbështetësve të opozitës dje në mitingun e çeljes së fushatës elektorale në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Rama u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më lejoni që në këtë moment, mendimi im të shkojë tek të gjithë ata vëllezër, motra, bashkëqytetarë të opozitës që kaluan një lëndim të papritur dhe ende të pashpjeguar gjatë natës së kaluar, me urimin për të gjithë që të jenë të shkuara dhe me urimin po ashtu që ta mësojmë sa më parë arsyen e lëndimit të tyre”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT