Reagon Meta: Rama-Basha krijuan qeverinë e besimit. Do ketë surpriza në zgjedhje

1934
Kliko per me shume info

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta e konsideroi qeveri të besimit, ekzekutuvin qe lind nga marrëveshjen e arritur Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Në një deklarate per median nga selia e Kuvendit, Meta u shpreh se do të ketë surpriza në zgjedhje.

“Dua të shpreh kënaqësinë time pasi sot jemi të gjithë më të qetë dhe të lehtësuar se dy ditë më parë kur zgjedhjet dhe demokracia ishin në buzë të greminës.
Dua të falënderoj të gjithë ata faktor konstruktiv në mënyrë të veçantë SHBA dhe BE-në që dhanë kontributin e tyre për të pasur zgjedhje gjithëpërfshirëse në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kenë zgjedhje sipas standardeve”, tha Meta.

Kliko per me shume info

Ai beri me dije se kjo është e rëndësishme për vendin dhe të ardhmen e tij dhe është mjaft e rëndësishme qetësia për qytetarët.

Seanca do të mblidhet në momentin kur të jenë të gatshme të gjitha procedurat për zbatimin e kësaj marrëveshje e cila ka disa elementë. Së dyti, shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet pa opozitën. Tani të gjithë duhet të jenë të qetë sepse tani ka garë dhe padyshim do të ketë surpriza.

Dua t’ju siguroj që LSI është sjellë në mënyrë të përgjegjshme dhe ka qenë forca e parë që ka insistuar për dialog dhe ka qenë e gatshme për krijimin e qeverisë së besimit. Tani e kemi. LSI ka qenë e gatshme për të dhënë të gjitha postet. LSI e ka forcën tek rinia dhe jo tek ministrat.
Fat i madh që bulevardi është i lirë dhe demokracia është në bulevard. Do të ketë surpriza.

I pyetur se çfarë kuptonte me surpriza, Meta u shpreh:
Demokracia është surprizë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë surprizë, të njëanshme jo.
Gazetarët e pyetën Meten nëse do të kishte një koalicion pas zgjedhjeve të LSI-së me parti të tjera.
Meta u pergjigj duke thene se: Është një pyetje për kryetarin e LSI. Dua t’ju siguroj që do të respektoj çdo vendim që do të marrë LSI-ja nga 25 qershori deri më 23 korrik.

A është dëmtuar Lëvizja Socialiste për Integrim nga marrëveshja midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së, Basha?

Meta: Jam i bindur që LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet që po vijnë. Ka qenë forca e parë që ka sakrifikuar çdo post për zgjedhje me standarde. Se çfarë synon njëri dhe tjetri këto janë kalkulime partiake.
Deklaratat e Metës u bënë pas takimit me drejtorin e Përgjithshëm të Komisionit Evropian Christian Danielsson, takim i zhvilluar në selinë e Kuvendit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here