Rama pranon lëshimin e madh: E filluam me një “McAllister+” e mbaruam me një…

3970
Kliko per me shume info

Partia Socialiste ka përmbyllur mbledhjen urgjente në selinë rozë, ku kryeministri ka informuar deputetët dhe ministrat e tij për marrëveshjen e arritur me opozitën.

Në dalje të mbledhjes, kryeministri Edi Rama ka folur shkurt, duke pranuar në njëfarë mënyre se ka lëshuar shumë nga pozicioni i tij fillestar, ku opozitës i jepeshin vetëm disa poste zv.Ministrash.

Kliko per me shume info

“E filluam me një McAllister plus dhe e mbaruam me një Big Mac!”- tha Kryeministri dhe u largua.

Pas mbledhjes, Rama i është drejtuar aktivitetit që mbahet tek Piramida, një miting i cili pritej të ishte hapja zyrtare e fushatës së PS-së, por që me ndryshimin e datës së zgjedhjve, do të duhet të shtyhet për disa ditë.

E pyetur për fatin se ajo do të duhet të lërë postin e saj pak javë pasi e mori, Ministrja e Mirëqënies Olta Xhaçka ka folur shumë shkurt për median, kur u pyet sesi ndihet për këtë vendim.

“Më falni por kjo ska lidhje me mua fare.- tha Olta Xhaçka e cila do të lërë së shpejti postin e saj

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here