Kryeministri Rama "jep me qira" për dasma cadrën e opozitës...!

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama u ka uruar qytetarëve të Tiranës hapjen e bulevardit, pas vendimit të shpallur mbrëmjen e së enjtes (18 maj 2017) nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha për mbylljen e çadrës së qëndresës ku protestuan për tre muaj me rradhë para Kryeministrisë.

Rama nuk ka kursyer edhe ironinë, teksa ka nxjerrë në ankand çadrën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale.

Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit”.

ME TE LEXUARAT