Rama kap për qafe Erdoganin në Bruksel. Çfarë bisedojnë?

Politikë

Një ditë pas samitit të NATO-s në Bruksel, ku mori pjesë edhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re ka qenë momenti kur kreu i qeverisë shqiptare shfaqej krah më krah me Presidentin turk, Receep Tayyip Erdogan.

Në këtë video të publikuar në faqen zyrtare të emisionit “Zonë e Lirë” në Facebook, dy liderët shfaqen duke ecur krah më krah me njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihet se cila mund të ketë qenë tema për të cilën po bisedonin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan njihen për marrëdhënien e tyre të afërt me njëri – tjetrin. Kujtojmë se pak kohë më parë, Rama ishte lideri i vetëm i huaj, i ftuar në inaugurimin e një ure në Stamboll. Madje në këtë rast, Erdogan shëtiti bashkë me Ramën me makinë, ku drejtues i mjetit ishte vetë Presidenti turk.

Liderët e 28 shteteve anëtare të NATO-s u mblodhën dje në Bruksel, ku diskutuan të ardhmen e aleancës më të fuqishme në botë në samit, si dhe inauguruan selinë e re të saj në kryeqytetin belg. Ky ishte samiti i parë në të cilin mori pjesë edhe Presidenti i ri amerikan, Donald Trump

ME TE LEXUARAT