Zbulohet e fshehta e paktit Rama-Basha, mbeten me "gojë hapur" mediat në Tiranë
Shumica e mediave kane reaguar ashper ne Tirane pasi kane marre vesh se marreveshja Rama-Basha parashikon transmetimin e reklamave te partive politike ne fushate pa pagese.
Pakti Rama-Basha përfshin një projektligj të fshehtë kundër televizioneve private që pritet të miratohet në seancën e sotme plenare, njoftojne mediat ne Tirane.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas marrëveshjes, ndryshimet në Ligjin e Medias detyrojnë të gjitha televizionet private që të transmetojnë reklamat e fushatës zgjedhore të partive FALAS.
Duket se ky ndryshim është bërë me qëllim parandalimin e korrupsionit në media. Por ky propozim shkel ligjin e propozuar nga OSBE për mbrojtjen e mediave.
Ky ndryshim që cënon pavarësinë editoriale të televizioneve është vendosur pa asnjë konsultim me mediat. Ndërsa deputetët që pritet ta votojnë në parlament nuk janë njohur ende me këtë projektligj.
Ne fakt, ndryshimi ne fjale duhet pershendetur, pasi reklamat politike ne fushate kane qene dhe jane nje nga burimet kryesore te korrupsionit mediatik ne Shqiperi.
Po ashtu, pagesat e partive politike per reklamime ne fushate, historikisht jane shperndare ne media ne menyre te padrejte jo ne raport me audiencen por mbi bazen e pazareve dhe aleancave qe kane percaktuar edhe qendrimet editoriale.
Per kete aresye, vendimi ne fjale eshte per tu pershendetur.