Rama nxjerr “asin nën mëngë”: Ministrat i propozon Basha por ai që vendos është…

24303
Kliko per me shume info

Ministrat e rinj që quhen teknikë do t’i propozojë PD, por në fund do të vendosë kryeministri. Nga Korça kreu i qeverisë komentoi marrëveshjen me PD për të cilën tha se u bë për të mirën e Shqipërisë. Më e rëndësishmja për Ramën ishte institucionalizimi i marrvëveshjes duke mos pasur nevojë të vijnë ndërkombëtarët.

“E vërteta është që ne i kemi thënë atyre: Çfarë halli keni? Keni hall se ne përdorim adaministratën në zgjedhje? Po mirë jua zgjidhim ne këtë hall. Dhe i dhamë një propozim, jo nuk na mjafton. Ça doni më shumë?! Po ne duam ta kontrollojmë…Po mirë dakord, merri të gjitha, mund të merrnin dhe më shumë, ska asnjë problem, një muaj është, merrini të gjitha, ama jo merrini të gjtha siç i kërkoni, se merri të gjitha siç i kërkoni ishte: Ikni ju dhe ne do vëme ca njerëz që do luftojnë për Shqipërinë se ju nuk dini ta bëni.

Kliko per me shume info

Jo, këta që do vijnë nuk do luftojnë për Shqipërinë, këta do jenë aty kujdestarë që nuk do bëjnë as tendera, as emërime, as celebrime, por do garantojnë. Ne kishim nxjerrë një urdhër më parë, do bëhej apo sdo bëhej marrëveshje ne kishim nxjerrë një urdhër më parë. Mme urdhërin tim ishin bllokuar të gjitha këto, pra ska asnjë procedurë të re që bëhet në periudhë zgjedhjesh.

Ata do të propozojnë se për të vendosur vendos unë, do propozojnë kush do jetë këtu këtu, këtu…natyrisht e drejta e propozimit është e tyre dhe jam i bindur se do vendosin njerëz me indegritet, jo politik dhe pasi të mbarojnë zgjedhjet, nuk ka më llafe”, tha Rama.

Kryeministri nga Korça ka paralajmëruar një garë të fortë në 25 qershor. Sipas tij edhe PD edhe LSI duan të dalin forcë e parë, por nga ana tjetër kreu i qeverisë PS do të marrë 71 deputetë.

“Gara do jetë shumë e fortë, LSI do të dalë forcë e parë, PD do të dalë forcë e parë, shumë mirë. Edhe ne duam të dalim forcë e parë, por duke qenë se ne jemi të parët ne duam të dalim jo vetëm të parët, por ne duam ta fillojmë me 71 vota për PS. Që nuk do të thotë aspak se ne duam më shumë pushtet, jo! Do të thotë që Shqipëria mos të humbë asnjë sekondë”, theksoi Rama.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Fol Shqip
    Cfar u morr vesh dhe qe dihej, qe 1shi esht Berisha 2shit spo ja ze emrin.
    3shi Meta
    Ty dhe Bashen o shoku po ta them me keqardhje dhe zhgenjim, jeni si Presidenti Nishani mbushsa topi, por me lek.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here