Bashkia s`ka hapur ende sezonin, qytetarët nisin plazhin në Durrës

1682
Kliko per me shume info

Në Durrës këtë të dielë, vija bregdetare ka qenë e tejmbushur me pushues. Të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit por dhe nga Kosova e Maqedonia, vizitorët e fundjavës kërkojnë më shumë kushte akomoduese në bregdet.

Temperaturat e larta kanë bërë që vija bregdetare e Durrësit të mbipopullohet këtë të dielë. Qytetarë të shumtë nga Durrësi, Tirana, Kosova dhe Maqedonia kanë nisur plazhin, edhe pse autoritetet nuk e kanë çelur zyrtarisht sezonin turistik veror.

Kliko per me shume info

Pushuesit shprehen të kënaqur me qetësinë që të fal vija bregdetare, ndërsa ngrejnë shqetësimin për mungesën e infrastrukturës së përgjithëshme akomoduese.
Sipas tyre, autoritetet duhet të punojnë me ritme më të shpejta për të pastrimin e brezit të rërës, për vendosjen e dusheve dhe banjat publike.

Pritet që javën e ardhshme, Bashkia e Durrësit të çeli zyrtarisht sezonin turistik veror 2017. Ndërmarrja e pastrimit të plazhit po punon për pastrimin e rërës, plugimin dhe dizifektimin e saj.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here