Portugalia fiton cmimin e parë në Eurovsion 2017

Showbiz

Portugalia ka fituar Festivalin e këngës ‘Eurovision Song Contest’ duke triumfuar përpara Bullgarisë dhe Moldavisë në finale.

Kënga “Amar Pelos Dois” nga Salvador Sabral rrëmbeu 758 pikë për të dalë fituese në këtë garë. Kjo është hera e parë që Portugalia e fiton Eurovisionin pas konkurrimit për plot 53 vjet në këtë kompeticion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Amar Pelos Dois” është shkruar nga motra e Sabral, Luisa. Festivali i sivjetmë u zhvillua në Kiev të Ukrainës, pasi në vitin e kaluar atë e fitoi ukrainasja Jamala.

https://www.facebook.com/EurovisionSongContest/videos/10155312907928007/

Në vitin e ardhshëm ‘Eurovision Song Contest’ do të zhvillohet në Portugali. Kujtojmë që në mesin e 18 shteteve garuese në natën e parë gjysmëfinale ishte edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua me këngën “World”, të interpretuar nga këngëtarja Lindita Halimi.

Ndonëse performanca e saj ishte e suksesshme dhe rrëmbeu duartrokitjet e publikut në sallë, Linda nuk arriti që të mbledhë votat e duhura nga publiku dhe juria për t’u kualifikuar në natën finale.

https://www.facebook.com/EurovisionSongContest/videos/10155312918028007/

ME TE LEXUARAT