Policia ndalon dy holandezë, filmonin me dron godinën e Qeverisë

1203
Kliko per me shume info

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar dy shtetas holandez pasi kishin ngritur një ‘dron’ në afërsi të Qeverisë së Kosovës dhe iu ka kërkuar ta ulin në tokë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:40, raporton Telegrafi.

“Njësiti policor ndersa ishte duke inspektuar objektin e Qeverisë, ka vërejtur se dy të dyshuar meshkuj shtetas holandez kanë ngritur një ‘dron’ dhe nga të njëjtit është kërkuar që ta aterrojnë.

Kliko per me shume info

Lidhur me rastin është njoftuar Agjencia e Aviacionit Civil. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Dronët, të quajtura edhe sisteme të avionëve pa pilot në Kosovë duhet të regjistrohen dhe mund të operojnë vetëm me një miratim të posaçëm të lëshuar nga autoritetet.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here