"Policia hape derën...", goditet grupi i shitjes së drogës në Tiranë, ja ku u gjet kokaina

Aktualitet

Finalizohet operacioni "Përsëritësi", bien në pranga 4 shtetas. Gjithashtu ndiqen në gjendje të lirë 2 persona si dhe 2 të tjerë janë shpallen në kërkim.

Sekuestrohen 39.2 gramë Kokainë, 3.8 gramë Heroinë, 2.8 gramë Cannabis Sativa, si dhe 1.620.500 lekë të reja

Policia lajmeroi se më datë 26.05.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin "Përsëritësi", ku pas një pune disa mujore është arritur të dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale, në fushën e narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Erjon Shehu, 23 vjeç, banues në Tiranë

Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më parë

Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç, banues në Tiranë

Kozma Pire, 23 vjeç, banues në Tiranë

- Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

R. S., 29 vjeç, banues në Tiranë

R. K., 20 vjeç, banues në Tiranë

- Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve R. B. dhe L. T., banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve "Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sattiva", në zona të ndryshme të Tiranës.

Ne videon e aksionit degjohen policet qe bejne kontroll banese duke bertitur "policia hape deren" ndersa me pas gjejne lenden narkotike te fshehur ne banjo.

Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

- 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

- 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

- 3 automjete të markave të ndryshme.

- Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro.

- 10 telefona celulare të markave të ndryshme.

- Një peshore elektronike

Materialet e proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT