Policia konfirmon denoncimin e Berishës: Ja cfarë ndodh sot tek ALUIZNI Durrës

Aktualitet

Diten e sotme, ish -kryeministri Sali Berisha ka njoftuar me anë të një statusi në faqen e tij Facebook mesazhin e denoncuesit dixhital ku tregonte se djali i Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ka sulmuar me gaz lotsjellës zyrat e ALUIZNI -t në Durrës.

Lajmi u konfirmua edhe nga policia e shtetit e cila shkoi në vendngjarje. Sipas njoftimit të saj nuk përmendet Arbi, djali i ministrit por vetëm ngjarja ku punonjësit janë nxjerrë nga ambientet. Këta të fundit te zyrat e ALUIZNI­ -t në kanë ndjerë një aromë mbytëse. Si pasojë ata kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe probleme shëndetësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish -kryeministri Sali Berisha akuzon Lefter Kokën bashkë me të birin që kanë hyrë aty e po grisin dosje. Ndërsa njoftimi i policisë sqaron se disa persona kanë shfaqur shqetësime në frymëmarrje, por pa probleme për shëndetin. Gjithashtu është ngritur dhe grupi i hetimit të ngjarjes.

Njoftimi i policise - Informacion paraprak.

Më datë 22.05.2017, rreth orës 15: 30 jemi njoftuar se në Zyrat e Aluiznit, Durrës personat e pranishëm kanë ndjerë një aromë mbytëse. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku disa persona kanë shfaqur shqetësime në frymëmarrje, por pa probleme për shëndetin.

Nga ana jonë është lajmëruar prokurori i gatshëm, Forcat Zjarrëfikëse dhe ambulanca, me qëllim parandalimin e çdo nevoje emergjente. Situata në këto momente është normale dhe theksojmë se në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës nuk është paraqitur asnjë person. Është ngritur grupi hetimor dhe pritet të përcaktohet nga ekspertët lloji I lëndës e dyshuar e hedhur në këtë ambjent dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT