“Mos më fol se ta çaj gojën deri tek veshët”, plas sherri në ‘Big Brother’

Showbiz

Katerina është e pakënaqur nga Marjusi dhe Enida, të cilët refuzuan urdhrin e Lupçes për punët e shtëpisë.

Duke pastruar vetë shtëpinë ajo reagon me zë dhe në mes të banorëve të tjerë duke thënë se “atyre u duket vetja lider akoma”. Marjusi replikon nga jashtë dhe thotë “shyqyr që u zgjuat nga gjumi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i tij ka nevrikosur edhe më tepër Katerinën.

“Mos më fol se ta çaj gojën deri tek veshët”, i kthehet ajo.

Sigurisht, kërcënimi i Katerinës ishte figurativ dhe u mor me shaka nga gjithë banorët e tjerë që nisën të qeshnin, përveç Enidës.

“Hajde provojë njëherë!”, i përgjigjet Enida në vend të partnerit të saj.

“Ti mos fol ti, se po flas me atë skuthin”, i thotë Katerina.

Këtu ndërhyn sërish Marjusi.

“Nuk ja ndalon do ti të folurën asaj. Bukuroshja e fjetur zgjohet pas dy muajsh këtu”, i thotë ai Katerinës dhe më pas flet me Enidën i acaruar.

Vetë Enida i kërkon që të qetësohet dhe të mos bjerë pre e provokimeve të Katerinës.

“Marjo boll se me acarove! Ti sikur nuk di muhabet tjetër dhe kapesh me fëmijë”, i thotë ajo.

ME TE LEXUARAT