Sherr me thika në Elbasan, identifikohet personi i plagosur

Aktualitet

Një sherrr me thika raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në Lagjen “Partizani”, shtetasi E.Gj 38 vjeç banues në Elbasan gjatë një konflikti për motive të dobëta është konfliktuar me mjete të mprehta thikë me shtetasin R.P, 39 vjeç banues në Elbasan, shkruhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi R.P, 39 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Tiranë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore. Policia po punon për kapjen e shtetasit E.Gj, 38 vjeç banues në Elbasan. Vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT