Plagosi rëndë dajën dhe shokun, zbardhet ngjarja e rënë në Krujë

Aktualitet

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Krujë, ku nipi qëlloi qëlloi mbi dajën dhe shokun e përbashkët me pistoletën e shërbimit pasi i kërkuan llogari pse ishte dehur që në pikë të mëngjesit.

Grupi hetimor ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen ku mbetën të plagosur shtetasit Ramazan Shullazi, 62 vjeç dhe Genc Goga, 47 vjeç, të dy nga Kruja, mbi të cilët qëlloi Oltion Suta, 36 vjeç, banues në Krujë, me detyrë polic në burgun e Zaharisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas arrestimit, Suta ka treguar për hetuesit e çështjes shkakun pse qëlloi mbi dajën dhe të njohurin e tyre të përbashkët. Ai ka pohuar se ishte në gjendje të dehur dhe nuk ka përtypur dot kritikat e dajës së tij, i cili i kishte kërkuar llogari pse ishte dehur që në pikë të mëngjesit (ora 06:45).

“Isha në gjendje të dehur sepse kisha konsumuar disa gota alkool. Në këtë moment në lokal vjen daja dhe Genci (Genc Goga). U ulën përballë meje dhe më pyetën se ku isha apo pse ndodhesha aty.

Daja nisi të më qortonte, madje më kërkonte llogari pse isha dehur në pikë të mëngjesit. Unë kisha pirë vetëm disa gota pasi isha kthyer nga puna. Nuk e durova dot faktin se po më qortonte në sy të një personi të tretë, me të cilin nuk kishim lidhje familjare.

Këto janë muhabete shtëpie. Këtë nuk e përtypa dot, ndaj u acarova dhe pa u menduar gjatë, ndoshta i shtyrë edhe nga pija, qëllova në drejtim të dajës për ta trembur. Ndërkohë Genci u përpoq të më ulte armën poshtë, por unë e shkreha dhe qëllova.

Aty mbeti i plagosur në dorë Genci dhe plumbi preku edhe dajën. Më pas u tremba dhe u largova me shpejtësi nga vend i ngjarjes.

Nuk dija çfarë të bëja, pasi isha në gjendje të dehur e nuk logjikova”, ka thënë 36-vjeçari para grupit hetimor. Ai ka shprehur pendesë para hetuesve.

“U kërkoj ndjesë të dyve, dajës dhe Gencit. Nuk kisha për qëllim t’i qëlloja, por në pije e sipër dhe pa logjikuar mirë veprova në mënyrë të gabuar.

Kërkoj ndjesë”, ka deklaruar autori, i cili ishte i punësuar si polic në burgun e Zaharisë.

ME TE LEXUARAT