Pikturat e Edi Ramës në faqen e parë të gazetës italiane “Corriere della Sera”

Showbiz

Gazeta italiane ‘Corriere della Sera’ kopertinën e suplementit të kulturës “La lettura” e ka publikuar me një vizatim të kryeministrit Edi Rama.

Sic shihet në foton e publikuar edhe në variantin online të këtij suplementi, vizatimi në të cilin dominon nngjyra e kuqe dhe blu është realizuar mbi një fletë në të cilën dallohet axhenda e një dite pune të kryeministrit, një stil ky i njohur tashmë nga zoti Rama, që me sa duket në momente pauzash në zyrën e tij gjen kohë edhe për pikturën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në letër shihen oraret e takimeve të datës 10 Janar 2017, në cështje të lidhura me reformën në drejtësi, ku spikatin emrat e ish- kryetarit të Komisionit të Reformës në Drejtësi Xhafaj, Sekretari i Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, por edhe deputeti Taulant Balla, bashkëkryetar i komisionit për Reformën Zgjedhore

ME TE LEXUARAT