Peshkaqeni i rrallë bie në rrjetë, ja ku u pa për herë të fundit

Soft
Ky peshkaqen i egër, që dallohet për gojën e madhe dhe shihet shumë rrallë nga njerëzit është shfaqur në Oqeanin Paqësor të Tokios. Peshkatarët japonezë e kapën të gjallë me rrjetat e peshkimit pasi po qëndronte në një thellësi prej 5 metrash. Ata e kanë dorëzuar në një kompani zhytjeje në Tateyama pasi është një nga zbulimet që do ndihmojë shkencëtarët të mësojnë për peshkaqenët e pakapshëm, të njohur si Megachasma. E vetmja gjë që dihet për ta është se u zbuluan në 1976 dhe notojnë me gojën e madhe të hapur që të kërkojnë peshq planktonë dhe kandilë deti. Mendohet se ky peshkaqen ka ardhur kaq sipër që të kërkojë për ushqim.

ME TE LEXUARAT