Përleshje mes futbollistëve të ekipit gjigand të Serisë A

Sport

Kostas Manolas e Diego Perotti kanë pasur një grindje të ashpër, aq sa për pak nuk kanë përfunduar në përleshje fizike.

Nuk dihet saktë arsyeja që ka çuar deri tek kjo mosmarrëveshje, por këta dy futbollistë nuk kanë pasur marrëdhënie të mira mes vete as në të kaluarën. Perotti njihet si një lojtar problematik ashtu si edhe futbollisti grek që shumë herë ka treguar se është gjaknxehtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajneri Luciano Spalleti i ka dërguar të dy futbollistët në dush përpara mbylljes së stërvitjes, ndërsa tashmë pritet vendimi i klubit, teksa të dy rrezikojnë që të mbeten jashtë për sfidën e fundit në kampionat.

ME TE LEXUARAT