Përdoruesit e Windows 7 më të goditurit nga sulmi i virusit WannaCry

Teknologji

Ndërsa që bota ngadalë po ringjallet pas fiaskos nga WannaCry , të dhënat e kompanisë së sigurisë Kaspersky tregojnë se përdoruesit e Windows 7 kanë pasur më së shumti probleme.

Në fakt, ky sistem operativ përbën 98 për qind të të gjitha sistemeve të infektuara me ransomware. Konkretisht, 60 për qind e kompjuterëve të goditur nga virusi WannaCry punojnë me versionin 64-bit Windows 7, derisa me versionin 32-bit janë goditur 32 për qind.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fakt ironizues është se Windows 7 ka qenë dashur të jetë i sigurt kundër WannaCry, pasi Microsoft kishte azhurnuar sistemin, me të cilën gjë infeksionet është dashur të bllokohen që nga muaji mars.

Windows XP më së miri ka kaluar në këtë sulm, shikuar nga ana e statistikave, pasi vetëm një numër i vogël i kompjuterëve që punojnë me sistemin e vjetër operativ janë prekur nga virusi WannaCry.

ME TE LEXUARAT