Partizani ngec, Skënderbeu fundos Tiranën me penalltinë e dyshimtë

Kliko per me shume info

Skuadra e Partizanit nuk ia ka dalë që të marrë 3 pikët në Vlorë, duke barazuar me shifrat 1-1, edhe pse kaluan të parët në avantazh.

Ky barazim e largon akoma e më shumë nga lufta për titull, duke e bërë një mision thuajse të pamundur në dy javët e mbetura, pasi distanca me Kukësin e vendit të parë shkon në 4 pikë, çka do të thotë që të kuqtë duhet të shpresojnë që verilindorët të humbasin dy ndeshjet e mbetura.

Kliko per me shume info

Në anën tjeter, Skënderbeu ka fundosur Tiranën dhe është shumë pranë titullit të 6 radhazi, duke ruajtur kështu distancën me 1 pikë me Kukësin.

Dy javët e mbetura të Superligësm do të jenë 2 finale për “ujqërit e dëborës” të cilët pas 5 ditësh do të përballen me kryesuesit e kampionatin dhe në ndeshjen e fundit me rivalin tjetër për titull Partizanin.

Ndërkohë që Tirana e sheh veten në vendin e parafundit, e nëse nuk ndryshon renditja në dy javët e mbetura, për herë të parë në histori bardheblutë do të përfundojnë në kategorinë inferiore.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here