Pagesa e fshirja e detyrimeve tatimore, publikohet udhëzimi i ministrit të Financave

1539
Kliko per me shume info

Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i ministrit të Financave për zbatimin e ligjit për pagesën dhe fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore.
Sipas udhëzimit, nga fshirja/shuarja e detyrimeve nuk përfitojnë subjektet që kanë detyrime tatimore/doganore, të cilët janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, në kuptim të legjislacionit të fushës.

Organi tatimor brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi e këtij udhëzimi, duhet të përgatisë listën e tatimpaguesve që nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve. Kjo listë përditësohet çdo muaj.

Kliko per me shume info

Njoftimi zyrtar i tatimpaguesve të cilët përjashtohen nga zbatimi i ligjit, do të bëhet në faqen zyrtare të organit tatimor brenda 45 ditëve nga data e hyrjes në fuqi e këtij udhëzimi. Ky njoftim përditësohet çdo muaj sipas vendimeve të gjyqësore të formës së prerë për veprat penale në fushën tatimore të marra pas këtij afati.

Fshihen/shuhen automatikisht detyrimet tatimore të papaguara sipas përcaktimit në pikën 1 të nenit 2 të ligjit që i përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë dhe që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Këtu përfshihet çdo detyrim tatimor i regjistruar në sistemin informatik ose jashtë sistemit, por që është i regjistruar në kontabilitetin e Drejtorive Rajonale Tatimore.
Fshihen/shuhen detyrimet e akcizës të administruara nga ana e organit tatimor që i përkasin periudhave deri në 31 dhjetor 2010.

Fshihen/shuhen detyrimet e papaguara të përcaktuara sipas ligjit “Për taksat vendore” i ndryshuar, që u përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë sipas regjistrimeve të pushtetit vendor.

Fshihen/shuhen automatikisht dënimet administrative (gjobat) dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që i përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit.

Për rastet kur data e njoftim vlerësimit apo akt konstatimit mban datën 31.12.2010 dhe më parë, ndërsa data e kontabilizimit është bërë pas kësaj date, fshirja/shuarja bëhet manualisht nga strukturat përkatëse.

Fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të regjistruara në llogarinë e subjektit, me kushtin që deri më 31.12.2017, të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi, për: detyrimet tatimore, që i përkasin periudhave tatimore Janar 2011 deri Dhjetor 2014, duke u aplikuar sipas llojit të tatimit; kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore Janar 2011 deri Dhjetor 2014; taksat/tarifat vendore të papaguara, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 deri dhjetor 2014.

KLIKO PER UDHEZIMIN


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here