Ngjarje e papitur në portin e e Durrësit, qindra qytetarë presin në radhë

Aktualitet

Me qindra pasagjerë që janë kthyer sot nga porti i Barit në Itali kanë mbetur të bllokuar në terminalin e pasagjerëve në portin e Durrësit.

Shkak është bërë bllokimi i sistemit TIMS të policisë. Sistemi online nuk funksionon dhe për këtë arsye mbi 100 pasagjerë kanë më shumë se 2 orë që presin të vulosin pasaportat e tyre në pikën kufitare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të irrituar e të shqetësuar me fëmijë të vegjël në krah apo të moshuar, ata kërkojnë zgjidhje për situatën.

Pasagjerët kanë udhëtuar për gjitha natën dhe po kalojnë edhe paraditen në Portin e Durrësit. Punonjësit e policisë janë të gatshëm në 4 sportele.

ME TE LEXUARAT