Nëna e banores prish dasmën në Big Brother: Është ende herët!

Showbiz

Njëri prej çifteve të Big Brother u njohën, u dashuruan dhe po martohen brenda shtëpisë. Big Brother, natyrisht, për të respektuar familjarët e të dyve ja komunikoi familjeve respective vendimin që Danjeli ka kërkuar të martohet me Fotininë dhe që ishte i sigurtë që ajo do të thoshte po.

Big Brother siguroi familjarët, si të Danjelit, ashtu edhe të Fotinisë se fëmijët e tyre do të informoheshin për faktin që ata nuk janë dakord që kjo martesë të bëhet brenda shtëpisë së Big Brother.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

As familja e Fotinisë dhe as ajo e Danjelit nuk e kanë pritur mirë vendimin e Danjelit. Ata janë kundër kësaj martese, por ishte mamaja e Fotinisë ajo që ka pranuar ta thotë kundërshtimin e saj para kamerave.

“Danjeli është një djalë shumë i mirë! Danjeli më pëlqen, por mesa di unë, Danjeli ka patur një lidhje 7-vjeçare, Fotinia vjen nga një lidhje 4-vjeçare. Nëse ata duhen me njëri-tjetrin ta provojnë jashtë. Fotinia që njoh unë, nuk e merr një vendim për dy muaj. Nuk e di i kujt është ky vendim, por i Fotinisë nuk është. Nëse Fotinia ka vendosur të martohet pa familjen e saj, pa familjen e Danjelit, nëse e kanë vendosur le ta bëjnë, por unë nuk jam dakord që Fotinia të martohet me një lidhje 2-mujore aty brenda”, tha e ëma e Fotinisë.

Ky klip i mamasë së Fotinisë iu tregua nga Big Brother vetë asaj.

“Mami e ka shumë gabim. Danjeli është shumë i mirë, mua më do shumë dhe unë e di që do të më dojë gjatë gjithë jetës dhe unë; po do të martohem me të. Do t’ja vërtetoj mamit dhe të gjithëve, bashkë me Danjelin sesa vlen ai si bashkëshort”, reagoi ajo.

ME TE LEXUARAT