Përfundojnë negociatat Vetëvendosje-LDK, ja vendimi që u mor

2294
Kliko per me shume info

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ku janë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.

Në këtë njoftim thuhet se Vetëvendosje në këto zgjedhje të garojë e vetme. Zyrtarë të kësaj partie thonë se gjatë ditës së sotme kemi pranuar dhjetëra kërkesa për takim nga koalicioni LDK/AKR.

Kliko per me shume info

Njoftimi i plotë:

Nga mbledhja e Kryesisë

Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë në të cilën janë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit dhe përgatitjet për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes e cila mbahet nesër, e ku do të votohet edhe lista e kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këto zgjedhje.

Tanimë, afati për koalicione ka përfunduar dhe Lëvizja është duke bërë përgatitjet e duhura që në këto zgjedhje të garojë e vetme. Gjatë ditës së sotme kemi pranuar dhjetëra kërkesa për takim nga koalicioni LDK/AKR. Edhe pse jemi në orët e fundit para dorëzimit të listave, kryesia e Lëvizjes vendosi që t’i pranojë në takim.

Programi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe konsistenca politike e qëndrimeve dhe veprimeve na bëjnë ne subjektin më të besuar për transformim të Republikës, me luftim të krimit e progres shoqëror. Të gjithë ata që janë të gatshëm t’i bashkohen kësaj beteje për ndryshim rrënjësor jemi të gatshëm t’i presim në takim.

Takimi LDK-Vetëvendosje, flet Rexhep Selimi

Rexhep Selimi është këmbëngulës se nuk ka asgjë të vërtetë nga raportimet e mediave se Vetëvendosje do të hyjë në listë zgjedhore me koalicionin LDK-AKR.

Selimi përsërit se nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë kjo, pasi që sipas tij edhe nuk ka mundësi juridike e as që nuk ka logjikë një mundësi e tillë.

Ai tha se do të ketë zhvillime në Vetëvendosje, por jo ajo që po raportojnë portalet, se kinse Vetëvendosje do të hyjë në listë me LDK-në dhe AKR-në duke kandiduar Albin Kurtin për kryeministër.

“Zhvillime do të ketë, mund të vijë tek ne ndonjë i pakënaqur”, tha Selimi pa dhënë ndonjë emër të ndonjë personi të mundshëm, por duke aluduar për të pakënaqurit nga koalicioni PDK-AAK-Nisma i arritur mbrëmë vonë.

Ai tha se kushdo që dëshiron t’i bashkohet Vetëvendosjes, e ka derën e hapur.

Selimi po ashtu ka thënë mbrëmë se është vendim i Këshillit të Përgjithshëm që mos të bëjnë koalicione me LDK-në dhe PDK-në

Vetëvendosje në takim me LDK, priten ndryshime

Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar një takim të përbashkët me strukturat e partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e kanë konfirmuar burime nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Bëhet e ditur që ky takim është shkak që dhe konferenca e thirrur nga Vetëvendosje për ora 15 të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, gjatë mbrëmjes së sontme pritet t`i japin fund dilemave rreth një bashkëpunimi të mundshëm për koalicion të përbashkët paszgedhor.

Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetës “Bota sot”, brenda LDK-së. “Ka pasur takime para dite ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes. Për momentin këto takime kanë pushuar, mirëpo nëse vec vendoset që Vetëvendosja t`i bashkohet listës së LDK-së, atëherë këtij subjekti politik do t`i takoj posti i Kryeministrit”, ka thënë ky burim për gazetën “Bota sot”.

Gjithsesi, sipas këtij burimi bashkimi me Vetëvendosjen është mundësi e volitshme, për ta mposhtur koalicionin PDK-AAK-NISMA.

I njëjti burim ka bërë të ditur se brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ka persona që e kundërshtojnë koalicionin me LDK-në.

I vetmi që ka dalë kundër këtij bashkëpunimi, është ish-deputeti Rexhep Selimi, i cili, sipas burimit, “po e bllokon marrëveshjen”, por nuk mungon as kundershtimi i Hidajet Hysenit.

Zyrtari i VV-së tregon të vërtetën për listën e përbashkët me LDK-në

Në media u raportua se Lëvizja Vetëvendosje është në bisedime me koalicionin LDK-AKR, që të hyjë në një listë zgjedhore me ta.

Por, këtë e ka mohuar për gazetën Bota sot anëtari i kryesisë së VV-së, Sami Kurteshi, i cili ka thënë se kjo parti nuk ka marrë asnjë vendim të tillë.

“Dje ne kemi mbajtur mbledhje, s’ka pasur asnjë vendim të tillë të kryesisë, që është organi më i lartë i dy këshillave të përgjithshëm. Momentalisht nuk ka asgjë të vërtetë në këtë, për të hyrë në listë zgjedhore me LDK-AKR”, ka deklaruar Kurteshi për gazetën “Bota sot”.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here