Nard Ndoka: Ngjalat nuk janë më të përshtatshme tek e majta, ne të djathtët jemi tek mishi

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka dha nje deklarate per median pas mbledhjes në selinë blu me kryetaret e partive aleate të PD-së me Lulzim Bashën.

Ndoka tha se ndalimi i koalicioneve nga marreveshja Rama-Basha, është një goditje e pluralizmit por tanimë “jemi para një fakti te kryer dhe nuk kemi rruge tjeter”.

Kliko per me shume info

Ndoka ka lene te kuptohet se loja per demtimin e partive te vogla vjen nga e majta, duke nenkuptuar nje loje nga kryeministri Rama ne raport me LSI-ne.

“Gjykoj që ishte e vetmja mundësi, do të orientohemi gjithsecili pas përfaqëismit tonë. Basha ka pasur mandatin e partive opozitare, ka pasur kontakte të vaxhueshme me ne. Ka pasur transparencë. Nuk kishte zgjidhje tjetër në këto kushte.

Nuk është zgjedhja më e mirë por jemi para një fakti. Është një goditje për pluralizmin dhe partive politike, por është një lëvizje më tepër nga krahu i majtë. Aty është problematika më e madhe, ngjalat nuk janë të përshtatshme për këtë stinë. Jemi më tepër tek mishi”, tha Ndoka.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here