Moratti befason të gjithë: Bëj tifo për Juven, dua Sarrin tek Interi

Kliko per me shume info

Me Juventusin në garë për të rrëmbyer 3 trofe gjatë këtij sezoni, programi i njohur në Itali “Le Lene” ka takuar Massimo Morattin për t`u siguruar se ish-presidenti i Interit nuk do të shfryhet ndaj bardhezinjve.

Dy gazetarët e këtij programi vendosën t’i bashkohen Morattit në ditëlindjen e tij të 72-të, duke i dhënë edhe disa dhurata, transmeton albeu.com

Kliko per me shume info

La Lene: Në qoftë se ju mund të zgjidhni, çfarë trajneri do të shihnit në stolin e Interit: Conte, Spalletti apo Simeone?
Moratti: Sarrin.

La Lene: Doni Sarrin?
Moratti: Po.
La Lene: A do të dëshironit që Juventusi të fitojë tripletën, sikurse bëtë ju në vitin 2010? Apo do t’ju merrte këtë rekord …
Moratti: Juventusi mund të fitojë një tjetër tripletë, nuk është se do të na e merrte ne këtë rekord në Itali. Në jetë mund të ndodhë që të tjerët të kenë të njëjtat lloje suksesesh. Le të presim dhe të shohim.
La Lene: Do të jeni në finalen e 3 qershorit, Juventus-Real Madrid?
Moratti: Jo, do ta shoh nga televizori atë, sepse kam disa angazhime. Do ta pres me qetësi rezultatin.
La Lene: Një fanellë e Juves si dhuratë për juve. Thuaj atë me ne, të paktën, për herë të fundit: forca Juve!
Moratti: Mirë, forca Juve! (qesh)

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here