Moderatorja shqiptare e zhgënjyer: Kuptova se i dashuri më do për famën’

Showbiz

Është një nga moderatoret më të përfolura për shkak të të folurës së saj pa dorashka e ndonjëherë thumbuese.

Madje vetëm pak ditë më parë një deklaratë e saj ndaj Aurela Hoxhës se ajo ishte fallco në personalitet dhe pamje, bëri që mes tyre të nisnin një sërë replikash të drejtpërdrejta dhe jo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë së njëjtës interviste, Roza Lati foli edhe për të dashurin e saj duke deklaruar se kishte gjetur dikë me të cilin ‘mund të hante në të njëjtën tavolinë’ dhe që ishte mëndjehapur.

Por, me sa duket diçka ka ndodhur mes të dyve pasi gjatë një videoje ‘live’ me fansat, moderatorja ka bërë një deklaratë aspak të këndshme për të dashurin.

“Po dal me dikë, e kam thënë por ka diçka që nuk më pëlqen tek ky djalë.

Duket se ai më sheh si Roza Lati, shoqërohet me mua që të bëjë një check in, të duket që është ulur në kafe me mua. Nuk sheh atë Rozën e thjeshtë, atë që unë jam në të vërtetë”, ka përfunduar moderatorja e zhgënjyer./intv

ME TE LEXUARAT