Rritet numri i ‘milionerëve të vegjël’ në Shqipëri, ja sa fitojnë në vit

1929
Kliko per me shume info

Numri i individëve që kanë të ardhura vjetore mbi 15 mijë euro në vit u rrit me 18.3 për qind vitin e kaluar. Të dhënat bëhen publike nga administrata tatimore.

Ligji shqiptar detyron çdo person që realizon të ardhura mbi 2 milionë lekë ose 15 mijë euro në vit, të dorëzojë në Tatime deklaratën e të ardhurave vjetore.

Kliko per me shume info

Në këtë dokument, individi deklaron të ardhurat që ka fituar për gjithë vitin parardhës nga paga, qeratë e pronave, apo dividenti, pa përfshirë fitimin nga biznesi i vogël.

Sipas Tatimeve, në vitin 2015 pati vetëm 6.340 qytetarë, të cilët fituan më shumë se 2 milionë lekë të ardhura për gjithë vitin. Por vitin e kaluar lista u shtua dhe me 1.200 persona të tjerë, duke arritur në 7.500 vetë.

Të dhënat tregojnë se numri i personave të cilët fitojnë mbi 15 mijë euro në vit po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Por sërish ai mbetet i ulët në raport me numrin total të të punësuarve, përkatësisht vetëm 1.2 për qind e tyre, pa përfshirë të punësuarit në sektorin bujqësor.

Sistemi tatimor në Shqipëri i takson në mënyrë progresive të ardhurat e individëve me tre shkallë të ndryshme tatimore, 0-13 dhe 23 për qind. Kjo rrit rrezikun për evazion, pra që shumë individë të mos deklarojnë të ardhurat reale.

Por rritja e vetëdeklarimeve tregon se qytetarët janë ndërgjegjësuar, ose ekonomia ka prodhuar më shumë milionerë sipas standardit shqiptar.


Kliko per me shume info

SHARE

1 COMMENT

  1. Shqiperia duhet te futet ne zonen EURO ne menyre qe njerezit te mos ngaterrohen nga terma te tilla si: “miljoner te vegjel” Sipas mendimit tim keta “miljonere te vegjel” duhet te ishin familje me te ardhura normale ne vendin tone por mesa duket ketu ka me shume shtese te pasur dhe te varfer. Nuk eshte asnjehere vone per tu larguar nga ky vend

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here