Zbardhet mesazhi konfidencial i Ramës për kandidatët e PS: Merrni votat e LSI dhe...

Politikë

Kryeministri Edi Rama fundjaven e kaluar zhvilloi nje takim e me pas nje darke me kandidatet e PS per deputete ne gjithe qarqet e vendit.

Rama kërkon mobilizim më të madh prej tyre, që të luftojnë sa më shumë për fitoren e PS-së. Në mënyrë të veçantë porosit të vetët që të “peshkojnë” kandidatët e partive të vogla. Sipas tij përfaqësuesit e PS-së duhet t’i bindin këta kandidatë se nuk kanë asnjë shans të fitojnë mandat dhe se me këtë hanë vota kot nga e majta. Më poshtë teksti i mesazhit të Ramës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Kapni dhe cmobilizoni sa te jete e mundur kandidatet e partive te vogla! Skane asnje shans te fitojne mandat dhe vetem hane vota kot nga e majta. Perfshihini sa te mundeni ne fushaten tone.

Kudo ku flisni me kedo qe flisni, edhe brenda organizatave, jepuni mesazhin qe jane vota per te demtuar objektivin e PS, duke ndihmuar padashje PD apo LSI ne kurriz te PS! Forca! Intensitet maksimal.

Dite nate! Mobilizoni miq, kusherinj, nipa, mbesa, fis e fare, me telefon, kudo ku i keni, qe te luftojne per PS! Fitore!:, shkruan Rama në mesazhin e shpërndarë tek të gjithë kandidatët"./lapsi

ME TE LEXUARAT