Mediat ruse: Ja kush e rrëzoi qeverinë e Isa Mustafës

Kliko per me shume info

Përveçse medieve serbe, tanimë edhe ato ruse kanë filluar të merren me atë që ata po e quajnë “projekti për krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

Sipas medieve serbe, bëhet fjalë për një portal rus Izvestija.ru i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 11 qershor, në pushtet në Prishtinë do të vijnë “nacionalistët ekstremë” të cilët do të fillojnë procesin e krijimit të një “Shqipërie të Madhe”

Kliko per me shume info

Gjithashtu sipas këtij portali, një nga funksionet më të rëndësishme në qeverinë e re do të marrë Ramush Haradinaj.

“Sondazhet kanë parashikuar një fitore të skajshme nacionaliste të Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila është angazhuar hapur për mbajtjen e një referendumi mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Izvestija.ru thekson se “kërcënimi i projektit ‘Shqipëria e Madhe’ ishte një nga temat kryesore të bisedës së presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq më 15 maj në Pekin”.

“Rënia e qeverisë së Isa Mustafës, mund të shpjegohet vetëm në një mënyrë, dhe që është presioni amerikan mbi shqiptarët e Kosovës për të përshpejtuar realizimin e projektit “Shqipëria e Madhe”. Kthimin e mundshëm të Ramush Haradinajt në politikë, që do të thotë plane më agresive të shqiptarëve të Kosovës në raport me Serbinë dhe Maqedoninë”, citohet të ketë thënë Drejtori i Qendrës Ballkanike për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Viktor Kolbanovski.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Shqiperia e madhe do te ndoth nje dit por jo me keta politikan qe na udheheqin sot se keta vuajn per karige dhe nuk punojn bashk qe te forcohemi ekonomisht dhe ushtarikisht

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here