Masakroi kushuririn se i shau gruan, zbulohen detaje shokuese nga ngjarja e rëndë

Aktualitet

Denis Zaken, i cili vrau dhe groposi kushuririn e tij pasi i shau gruan ku*ve, është dënuar me burgim të përjetshëm.

 

Kështu, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ta dënuar me burgim të përjetshëm Zakën për vrasjen e vitit të kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Autori i vrasjes së bashku me babain e kushëririt bëri kallëzim në Policinë e Fierit se i kishin vrarë kushëririn në Greqi. Policia e Fierit bashkëpunoi me Interpolin dhe Policinë Greke, ku policia Greke gjeti të groposur trupin e viktimës.

Më datën 07.08.2016, është paraqitur në Sektorin e Hetimit të Krimeve të rënda shtetasi Mersin Murrizi i cili ka kallëzuar se djali i tij Vladimir Murrizi është vrarë në Greqi, duke sjellë edhe si dëshmitarë shtetasin Denis Zaka, kushëririn e parë të tij me të cilin ka qenë bashkë në Greqi”.

Lidhur me këtë kallëzim policia e Fierit kreu veprimet procedurale si: pyetja e katër personave që kanë dijeni për veprën penale, u bë këqyrja e telefonave, tabulateve, SMS-ve dhe rrjeteve sociale me të cilët kishte komunikime.

Nga kryerja e veprimeve procedurale, bluve të këtij qyteti i lindën dyshime të bazuara se ishin para një krimi, vrasje dhe se i dyshuar ishte shtetasi Denis Zaka, kushëriri i parë i tij.

“U intervistua shtetasi Denis Zaka, i cili kishte shumë kontradikta në thënie që nuk përputheshin me tabulatet telefonike. I vendosur para provave kontradiktore për ato që kishte deklaruar, pranoi se ai e kishte kryer vrasjen e kushëririt të tij, shtetasit Vladimir Murrizi, duke dhënë shpjegime të hollësishme për motivin, mjetin me të cilin kishte realizuar vrasjen, dhe vendin ku e kishte fshehur kufomën në Greqi”,- sqaron policia.

Policia e Fierit bashkëpunoi me Drejtorinë për Krime të Rënda dhe Interpol Tiranën. Të gjitha të dhënat iu përcollën menjëherë autoriteteve policore Greke, të cilat nga ana e tyre shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën kufomën e groposur. Për këtë arsye, me datën 08.08.2016, u bë ndalimi i shtetasit Denis Zaka, 26 vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në lagjen numer 15, Durrës.

Për këtë ngjarje ju referuan materialet Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Detaje/

Policia e Fierit zbulon detaje të reja nga vrasja e Vladimir Murrizit, e ndodhur më 3 gusht në Greqi. Dy kushërinjtë kanë punuar si çobanë në Larisë në Greqisë, por në dy stane të ndryshme.

Të njëjtat burime saktësojnë se ditën e krimit, rreth orës 23:00, Vladimiri ka shkuar tek Denisi dhe i ka kërkuar ta ndihmonte për të kryer vjedhjen e një freze për të punuar tokën. Fillimisht dy kushërinjtë kanë konsumuar alkool në një lokal e më pas janë nisur për të kryer grabitjen.

Në rrugë e sipër, të dy kushërinjtë e dehur janë konfliktuar për motive të dobëta. Viktima mësohet të ketë sharë bashkëshorten e autorit. “Gruaja jote është k…”, ndërsa Denisi ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.

Pas këtij konflikti Vladimiri e qëllon me hekur Denisin, ndërsa ky i fundit e qëllon me thikë duke i shkaktuar edhe vdekjen. Më pas e ka varrosur në një përrua, është larguar dhe ka telefonuar të afërmit.

ME TE LEXUARAT