Bashkimi Europian merr masa drastike ndaj Facebook-ut. Për çfarë bëhet fjalë?

Kliko per me shume info

Bashkimi Europian ka gjobitur me 110 milionë euro për ofrimin e informacionit të gabuar ose mashtrues gjatë hetimit të Komisionit për WhatsApp në 2014.
KE i publikoi së pari shqetësimet e saj në fund të vitit 2016. Në kohën e blerjes së WhatsApp, Facebook u tha autoriteteve të konkurrencës se nuk do t’i lidhë llogaritë dhe të dhënat e përdoruesve të WhatsApp me ato të Facebook.
Megjithatë, në gusht të vitit 2016, WhatsApp njoftoi përditësimet për kushtet e shërbimit dhe politikën e privatësisë, duke përfshirë mundësinë e lidhjes së numrave të telefonave të përdoruesve të WhatsApp me identitetet e tyre në Facebook.
Tani duket se mjetet dhe mundësita e tilla ishin në dispozicion të kompanisë edhe në 2014 dhe se stafi i Facebook ishte i vetëdijshëm për një mundësi të tillë.
Kompania pranoi shkeljen e rregullave rreth lidhjes dhe bashkimit të të dhënave. Kjo është hera e parë që KE ka shqiptuar një gjobë për dhënien e informacionit të gabuar pasi që rregullat e Bashkimit Evropian u miratuan në 2004.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here