Maradona: Si trajner mësoj nga Menotti dhe Mourinho

Kliko per me shume info

Diego Armando Maradona, tash trajner i Al-Fujairah SC, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka folur sërish mbi faljen që FIFA i bëri pezullimit të mbetur të Leo Messit, i cili u mor ndaj tij me katër ndeshje pas kualifikueses Argjentinë-Kili, në zonën e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës, “Rusia 2018”.

Maradona mori mundësinë edhe për të lavdëruar trajnerin Mourinho. Legjenda e futbollit argjentinas tha se është i çmendur dhe mezi po pret të fillojë punën më 1 korrik, me SC Al-Fujairah. Maradona nënvizoi se “në Emiratet e Bashkuara Arabe dua të ndërtoj ekipin më të mirë, sepse e kam të qartë që të gjithë duan të fitojnë formacionet e drejtuara nga Maradona”.Kur flet për stilin e tij të punës, për metodat e tij si trajner, Diego Armando Maradona sqaruar se “çdo gjë që kam mësuar nga Menotti e riafirmoj me Mourinhon. Puna është punë.

Kliko per me shume info

Këtu duan të punojnë në mënyrë të plotë, unë do ta shtrydh këtë mundësi.” Maradona, gjithashtu, pranoi se nuk ishte për ardhjen e Jorge Sampaoli në krye të Argjentinës, por shprehu besimin se kombëtarja e tij do të jetë finalist e Kupës së Botës:

“Ne duhet të jemi atje, për t’i dhënë prestigjin e duhur Botërorit të Rusisë. Argjentina nuk mund të qëndrojë pa Botëror dhe anasjelltas”.Maradona u ndal sërish te falja që i bëri FIFA Leo Messit, duke ia pezulluar ndëshkimin e mbetur prej tri ndeshjesh: “Jam ndier si i çmendur, kur FIFA e pezulloi me katër ndeshje.

Fola me Infantino dhe ishte mirënjohës. Fyerja e arbitrit është gjë e keqe, por kjo është pjesë e lojës. Mendoj se pezullimi i tij ishte i padrejtë. Argjentina tashmë e ka në dispozicion Messin dhe së bashku duhet të avancojnë drejt finaleve të Botërorit”.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here