Kjo është makina ku ndodhi shpërthimi që plagosi ish-kryeministrin Papademos
Ish kryeministri grek Lucas Papademos u plagos kur një mjet shpërthyes i fshehur në një zarf u aktivizua në makinën e tij në qendër të Athinës të mërkurën, tha policia.
Ai u dërgua në spital me shoferin e tij, i cili ishte gjithashtu i lënduar, tha një zyrtar i policisë, duke refuzuar të identifikohej.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Papademos, gjithashtu një ish-shef i bankës qendrore, u emërua kryeministër në nëntor 2011 për të ndihmuar vendin e tij të qëndrojë në zonën euro.
Ai mbajti pozitën deri në zgjedhjet e majit 2012. Papademos ka shërbyer gjithashtu si nënkryetar i Bankës Qendrore Evropiane.
Reuters publikoi fotot e automjetit ku ndodhi shperthimi ne ecje.
E gjithe zona eshte rrethuar nga forcat e policise qe kane nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen./lajmifundit.al