Lamtumira e Francesco Tottit, ja fjalimi që përloti një stadium të tërë

Sport

Francesco Totti i ka thënë lamtumirë Romës së tij. Për ta bërë këtë, mes lotëve dhe emocioneve, ai donte të kishte pranë, në fushën e blertë të “Olimpico”, Ilary Blasin, bashëkshorten, dhe tre fëmijët e tij: Cristian, Chanel dhe Isabel.

Dje, pasi mbaroi ndeshja kundër Genoa (3-2), kapiteni përshëndeti tifozët e tij. Francesco Totti ka derdhur në mënyrë të përsëritur lotë në fushën e blertë, ku ka dhënë aq shumë në 25 vitet e karrierës së tij. Ja fjalimi i tij i ndjerë dhe i përlotur, që përloti mijërat e tifozëve në stadium dhe të tjerët, që e përcollën përmes televizioneve të ndryshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Erdhi momenti t’ju them faleminderit juve, të gjithëve, që kemi 25 vite jetë së bashku, me këtë fanellë, vetëm këtë fanellë. Në këto ditë kam lexuar shumë gjëra për mua, gjithçka shumë, shumë të bukura. Kam qarë çdo ditë, shumë, shumë dhe i vetëm. Në këto ditë kam folur me gruan time, i kam treguar 25 vitet e jetuara me këtë fanellë, fanellën e vetme. Kemi shkruar një letër për ju. Faleminderit të gjithëve, nënë, baba, vëllai im, gruaja ime, fëmijët e mi, miqtë. Është e pamundur të tregoj 25 vite futboll. Nuk di si ta bëj. Do të dëshiroja ta bëja me një poezi, apo një këngë.

Di ta bëj vetëm me top. Më pëlqen të mendoj se karriera ime është për ju një përrallë për t’u treguar. Tani është me të vërtetë e gjatë ta bëj.E mallkuar qoftë koha, e cila vendosi. Sot kjo kohë erdhi të godiste në shpatullën time: tani je një burrë, hiq këpucët dhe pantallonat e shkurtra, nuk është më era e barit, goli… Tani je një burrë. Përse u zgjova nga kjo ëndërr? Tani është realiteti. Ua dedikoj këtë letër të gjithë juve, atyre që kanë ulëritur dhe ulërijnë ende Toti-gol. Tani ka përfunduar me të vërtetë. po heq fanellën për herën e fundit.

Nuk jam gati për të thënë mjaft, ndoshta nuk do të jem kurrë. Po e palos mirë. Më falni se nuk kam folur në këtë periudhë. Nuk është e lehtë të fikësh dritën. Tani kam frikë, nuk është si të gjuash një penallti. Nuk e sheh se çfarë ka pas vrimave të rrjetës, tani jam unë që kam nevojë për ju, për ngrohtësinë tuaj. Atë që më keni treguar gjithmonë.I falënderoj të gjithë, shokët e skuadrës, drejtuesit, trajnerët që kanë qenë me mua për 25 vite. Të gjithë tifozët, ato të “Curva Sud”.

Me dashurinë tuaj mund të kthehet një faqe, për të filluar një aventurë të re. Të lindësh roman dhe romanist është një privilegj. Të bëhesha kapiteni i Romës ishte një nder. Zemra ime do të jetë gjithmonë me ju. Tani po zbres shkallët, hyj në dhomat e zhveshjeve. Më kanë pritur për herë të parë si fëmijë, po i lë tani që jam burrë. Unë po ndalem së luajturi futboll me këmbët e mia, por zemra do të jetë gjithmonë atje, me ju. Unë jam krenar dhe i lumtur, duke pasur parasysh 25 vite të dashurisë me ju. Ju dua”!

ME TE LEXUARAT