Seancë e jashtëzakonshme, do mblidhet Kuvendi, votohet vettingu e ndryshimet në qeveri

Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme të hënën e javës së ardhshme për votimin e Komisioneve të vettingut dhe ndryshimeve në qeveri.

Në bazë të marrëveshjes së gjerë të arritur mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Basha, zgjedhjet do të mbahen me 25 qershor, ndërsa opozita do të marrë postin e zv/kryeministrit dhe postet e 6 ministrave të konsideruar teknikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Marrëveshja prej rreth 4 faqesh iu dërgua medias nga Partia Demokratike.

Qeveria teknike- Sipas marrëveshjes së arritur, Partia Demokratike do të ketë postin e zv/kryeministrit si dhe 6 ministra teknikë.

QEVERIA:

-Zv/kryeministër, teknik

-Ministri i Brendshëm, teknik

-Ministri i Arsimit, teknik

-Ministri i Shëndetësisë, teknik

-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik

-Ministri i Financave, teknik

-Ministri i Drejtësisë, teknik

-Drejtori i OSHEE

-Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit

-Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave

-Drejtori i pergjithshem i Burgjeve

-Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural.

ME TE LEXUARAT