Kryeministri uron “Mirëmëngjes” nga Brukseli, ja çfarë i tregon popullit të tij

Aktualitet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që prej një dite më parë, ndodhet në Bruksel.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

 

Ai mëngjesin e sotm e ka uruar ka uruar me disa foto të veçanta nga Brukseli.

Pas darkës së mbrëmshme të 6 kryeministrave të Ballkanit, të cilët ishin thirrur nga shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federika Mogerini, Rama ka përshëndetur dhe uruar ditë të mbarë nga Brukseli.

Bashkë me urimin, kryeministri ka shpërndarë edhe foto me të 6 kryeministrat e Ballkanit, ku bie në sy veshja e tij, ndryshe nga të tjerët.

“Vijon sot takimi me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera”, – ka shkruar Rama në faqen e tij, në rrjetin social “Facebook”

Statusi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë nga Brukseli ku pas takimeve mbrëmë, me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor për perspektivën europianeve të vendeve tona, vijon sot takimi me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera.

ME TE LEXUARAT