Krimi në Shkodër, akuzë se mbyti gruan në tualet, në gjyq pronari i mobilierisë

Aktualitet

Sadetin Sula, pronari i një mobilierie në Shkodër që akuzohet nga Prokuroria se mbyti gruan e tij në tualetin e biznesit, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe dosja në ngarkim të tij tashmë është dërguar në gjykatë.

Megjithëse Sula nuk ka pranuar autorësinë e krimit në familje, Prokuroria në kërkesën e saj për gjykim shprehet e bindur se Sula është njeriu që ka mbytur gruan e tij Suela Sula. Ngjarja e rëndë është shënuar në muajin prill të 2016. Gruaja që u gjet e vdekur në tualetin e mobilierisë në qytetin e Shkodrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo dyshohet se është mbytur me duar nga bashkëshorti i saj 47 vjeçari Sadetin Sula. 45 vjeçarja Suela Sula nga fshati Melgushe i Shkodrës u mbyt e u la në tualetin e mobilierisë në pronësi të çiftit.

Policia arrestoi Sadetinin pas konfirmimit se ai i mori jetën në një mënyrë brutale gruas së tij. Edhe pse fillimisht u raportua si vetëvrasje ngjarja mori të tjera rrethana kur ekspertë të mjekësisë ligjore ekzaminuan trupin e pajetë të gruas. Ende nuk dihen qartësisht shkaqet e ngjarjes sipas burimeve ka qenë xhelozia e burrit.

Ndërkohë një vit më parë, në Shkodër ju bë atentat me armë motrës së Suela Sulës, shtetases Flutura Muçës. Për plagosjen e saj në këmbë policia e Shkodrës arrestoi shtetasin Shkëlzen Xhenja.

Babai i tre fëmijëve nuk e pranon këtë krim dhe thotë se ai është larguar nga mobilieria në mëngjesin e 18 shkurtit dhe, pasi është rikthyer aty pas disa orësh, e ka gjetur të pajetë në tualetin e mobilierisë bashkëshorten.

“Kam dalë nga mobilieria rreth orës 8 të mëngjesit. Kam shkuar te banka për të kryer disa veprime dhe nga aty kam kryer disa punë të tjera që kam pasur brenda qytetit. Më pas jam rikthyer te mobilieria disa orë më vonë. Kam kërkuar për Suelën, por nuk e kam parë kund.

E kam thirrur dhe nuk më është përgjigjur. I shqetësuar kam kontrolluar kudo dhe më pas kam parë në tualet. Aty kam vërejtur se kishte mbytur veten. Kam njoftuar nipin tim të parin dhe më pas menjëherë policinë, e cila ka ardhur aty”, ka pohuar i akuzuari.

ME TE LEXUARAT