"Plas korrupsioni" tek kolaudimi, arrestohen dy inspektorët e SGS, mernin rryshfet për makinat

Aktualitet

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik- Financiar, operacioni anti-korrupsion, i koduar “SGS-25”.

Arrestohen në flagrancë dy inspektore teknik pranë "SGS Auto Albania", Kukës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet zyrtare thane se më datë 25.05.2017, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që ushtrojnë veprimtari kriminale të korrupsionit, si dhe në kuadër të procedimit penal të nisur më parë, finalizuan me sukses operacionin e koduar "SGS-25”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Ermal Islamaj, 32 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor teknik pranë "SGS Auto Albania", Kukës.

-Bujar Syla, 44 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor teknik, pranë "SGS Auto Albania", Kukës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në kuadër të hetimit proaktiv një mujor, këta shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme kalonin automjetet të llojeve të ndryshme në kolaudim, kundrejtë pagesës, jashtë kushteve teknike.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT